Tuesday, November 3, 2015

Inter, Handanovic pranë firmës deri në 2019


Te Inter është kohë rinovimesh dhe afrimesh. Një nga protagonistët më të mëdhenj këtë sezon të ri të Seria A, është padyshim portieri Samir Handanovic, i cili falë paraqitjes së tij, në shumë ndeshje ka treguar se është një element i rëndësishëm për skuadrën e Roberto Mancinit. Portieri slloven, është shumë prane rinovimit të kontratës me klubin zikaltër dhe sipas asaj që raportojnë mediat Italiane, kontrata e re do ta mbajë të lidhur 31-vjecarin me klubin  deri në vitin 2019 me një pagë vjetore prej 2.5 milionë Eurosh. Ndërkohë që porta duket në duar të sigurta, sulmi nuk ofron të njejtën panoramë. Reparti i avancuar,nuk po arrin të japë më të mirën. Këtë gjë e vërtetojnë dhe fitoret minimale të zikaltërve.

Për t’i dhënë një impuls të ri skuadrës, presidenti Erick Thoir po mendon t’i bëjë një dhuratë trajnerit Roberto Mancini gjatë merkatos dimërore. Bëhet fjalë për kolumbianin Radamel Falcao, i cili nuk po kalonë një moment të mirë tek skuadra e Chelsea. Nisur nga ky fakt, vetë sulmuesi mund të jetë i gatshëm të nisë një aventurë te re në kampionatin Italian. Sinjale për kolumbianin ka dhënë edhe Fiorentina disa ditë më parë por pengesa më e madhe për zhvendosjen e tij në Itali mbetet paga e lartë që përfiton nga Monaco./supersport/