Mbrojtësi kuqezi u vlerësua me notën 7, ndërsa ka qenë një garanci në 15 javët e para të kampionatit për RNK Split. Kjo është hera e katërt që Rrahmani përfshihet në 11-shin ideal të kampionatit kroat. Lojtari i lindur në Prishtinë është padyshim një prej goditjeve më të mëdha të klubit në merkaton e verës, pasi ai u transferuar te RNK Split me parametër zero, pasi mbylli aventurën me Partizanin në Kategorinë Superiore.
Në formacionin më të mirë të javës në Kroaci, u përfshi edhe një tjetër futbollist me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Leonard Zhuta, që përfaqëson Maqedoninë. Zhuta militon te HNK Rijeka, përkrah dy kuqezinjve Balaj dhe Roshi. Së bashku me sulmuesin shkodran ishte një prej protagonistëve në fitoren 3-0 në fushën e Hajdukut të Splitit, që i dha Rijekës kreun e klasifikimit./supersport/