Reagimi në White Hart Lane solli në vëmendje të tjera episode rreth sjelljes në fushë të Dean. Në vitin 2012, xhaketa e zezë u akuzua se festoi golin e Louis Saha në derbin e Londrës ndërmjet Tottenham dhe rivalëve të Arsenalit. Ai kërceu duke u shfaqur i gëzuar në sfidën e luajtur në “Emirates Stadium”, përpara se topi të prekte rrjetën.
Një tjetër “incident” ndodhi në janar të vitit 2014, kur Mike Dean u shfaq i zhgënjyer që Swansea nuk po e shfrytëzonte avantazhin e tij në sfidën e FA Cup ndaj Manchester United. Vetëm një muaj më pas, arbitri problematik u përfol edhe për ndeshjen e Premier League ndërmjet Aston Villa dhe West Ham. Në atë rast kamerat treguan se Dean reagoi i mërzitur pasi ekipi vendas shpërdoroi një mundësi për shënim./supersport/