Aktualisht, në rrugë gjyqësore ai ka apeluar që të lirohet përfundimisht në Marsin e vitit të ardhshëm dhe në rast të aprovimit të kërkesës, natyrshëm lind pyetja: Çfarë do të bëjë ish presidenti i Bayernit si një njeri i lirë? A do të kërkojë të ngjitet sërish në majën drejtuese të klubit bavarez? Sipas të përditshmes “Bild” në daljen e fundit publike gjatë vitit 2014 ai u shpreh se pas daljes së tij do të reflektonte gjatë në lidhje me një vendim të mundshëm për të marrë sërish kontrollin e shoqërisë. Një variant që e përditshmja gjermane zbulon është rikthimi i Hoeness në postin që la dy vjet më parë dhe presidenti aktual, Karl Hopfner mund të marrë drejtimin e Këshillit Drejtues. Gjithsesi, kjo është një hipotezë që mund të diskutohet vetëm në rast se Hoeness shlyen çdo detyrim ligjor në Marsin e vitit të ardhshëm./supersport/