Tuesday, November 3, 2015

Gerrard mendon tërheqjen nga futbolli


Steven Gerrard mund të “varë këpucët në gozhdë”. Mesfushori i Los Angeles Galaxy tha se po mendon të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit te vitit 2016, pas elimiminit të skuadrës së tij nga Play-Off-i në Major League Soccer.

Legjenda e Liverpool, u transferua nga “Anfield” në Amerikë në Korrik të këtij viti ku firmosi kontratë 18 mujore me Galaxay, dhe deri tani është aktivizuar në 14 ndeshje. Gerrard në një intervistë pohoi se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit si futbollisit./supersport/