Saturday, November 7, 2015

Partizani blindon talentin Bardhi me kontratë 5-vjeçare

Partizani hedh themelet e së ardhmes. Talenti Jurgen Bardhi ka hedhur firmën në kontratën e re që do ta lidhë me “Demat e Kuq” edhe për 5 sezonet e ardhshme. Lajmi bëhet i ditur nga klubi kryeqytetas që thekson: “18-vjeçari ka firmosur kontratën me Presidentin Demi duke konkretizuar në mënyrën më pozitive punën dhe dëshirën e madhe të mbetet sërisht pjesë e familjes së kuqe”. Sulmuesi i akademisë së Partizanit është shpallur kampion me ekipin e kuq U-19 dhe kjo është kontrata e tij e parë si profesionist. Talenti i Kombëtares Shpresa u aktivizua për 45 minuta në transfertën e një jave më parë në Durrës kundër Teutës. Ai zëvendësoi Mentor Mazrekajn që është një nga lojtarët kyç të Partizanit dhe me aktivizimin e tij për një pjesë të plotë loje, trajneri Sulejman Starova tregoi se beson te aftësitë e 18-vjeçarit. Bardhi është përfshirë edhe ngfa trajneri i kombëtares U-21, Refi JUpi për dy sfidat eliminatore të radhës kundër Portugalisë dhe Lihtenshtejnit në datat 12 dhe 16 Nëntor./supersport/