Saturday, November 7, 2015

Besart Berisha i “pangopur”, fiton edhe Kupën e Australisë (VIDEO)

Besart Berisha konfirmohet lojtari i momentit në futbollin australian. Sulmuesi i lindur në Kosovë shënoi golin e dytë në finalen e Kupës ku Melbourne Victory kaloi me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Perth Glory. Sulmuesi shqiptar që nuk ka munguar në takimin me golin në asnjëorej ndeshjeve të Kupës këtë sezon, ka shenjën e tij edhe në finalen e zhvilluar në Melbourne. Ai realizoi golin e sigurisë në minutën e 43, duke fituar një tjetër trofe të rëndësishëm të futbollit australian pas tre titujve kampion. Melbourne Victory është skuadra e momentit në kontinentin e kangurëve pasi e ka niusr sezonin si kampione në fuqi në mënyrën më të mirë, ndërsa tashmë bën të vetën edhe Kupën. Këtë trofe Berisha nuk e kishte fituar asnjëherë në aventurën australiane. 15 mijë të pranishmit në stadium shpërthyen në ovacione për sulmuesin shqiptar që realizoi një gol vërtet të veçantë pas dominimit. Me këtë sukses, Melbourne Vioctory bëhet ekipi i dytë në historinë e futbollit australian që fiton 3 trofe brenda një sezoni, duke përsëritur suksesin e arritur nga Melbourne Knights në vitin 1995./supersport/

 VIDEO