Si Ancelotti ashtu edhe Makelele kanë lënë kujtime të mira gjatë eksperiencave të tyre në “Stamford Bridge”. Momentalisht të dy nuk janë të angazhuar me asnjë projekt sportiv. Nëse Ancelotti qëndroi pushim pas largimit nga Reali i Madridit, Makelele vjen pas një eksperience aspak pozitive me Bastia, në debutimin si trajner. Për t’u theksuar fakti që gjatë këtyre ditëve tekniku italian ndodhet në Londër, edhe pse 56-vjeçari ka bërë të ditur se udhëtimi lidhet thjesht me një periudhë pushimesh.
Gjithsesi, i pyetur rreth mundësisë që të marrë drejtimin e stolit të Chelsea-t, Ancelotti nuk ia mbylli derën kësaj hipoteze, duke nënvijëzuar se synon që të rikthehet në detyrë vetëm në fillimin e sezonit të ardhshëm./supersport/